Kryesore Jep dorëheqjen kryetarja e Gjykatës së Durrësit

Jep dorëheqjen kryetarja e Gjykatës së Durrësit

Kryetarja e Gjykatës së Durrësit, Joana Qeleshi, ka dhënë dorëheqje nga detyra ditën e sotme.

Qeleshi mësohet se ka dhënë dorëheqje për tu bërë juriste në një spital privat.

Qeleshi ende nuk kishte përfunduar procesin e vettingut, ndërsa ajo është përfolur në rastin e kryetares së Bashkisë së Durrësit Valbona Sako.

Pasi Gjykata e Durrësit kishte vendosur për të mos i dhënë mandatin Sakos, e njëjta gjykatë e drejtuar nga Qeleshi pak ditë më vonë i dha mandatin kryebashkiakes së dalë nga 30 qershori.