Mëngjesin e sotëm, ministri i Shëndetësisë në Kosovë, Arben Vitia dha dorëheqjen nga detyra.
Ky veprim i Vitia erdhi, pasi është kandidat i Lëvizjes Vetëvendosje për kryetar të Komunës së Prishtinës, zgjedhje që do të zhvillohen më 17 tetor.
“Unë sot po e përmbyll angazhimin tim në këtë detyrë me të cilën më pati ngarkuar kryeministri Kurti ndaj të cilit do të jem mirënjohës jo vetëm për besimin, por edhe përkrahjen e pa rezervë”, u shpreh Vitia gjatë konferencës për mediat.
Kandidati për kryetar komune u fokusua edhe tek situata epidemiologjike, ku nënvizoi se vala e katërt e pandemisë në Kosovë është nën kontroll.
Më 14 shkurt u zhvilluan zgjedhjet e përgjithshme në Kosovë, ku Lëvizja Vetëvendosje mori 58 deputetë.
Në këto zgjedhje, Vjosa Osmani rezultoi kandidatja më e votuar në listën e LVV-së, e cila tashmë mban rolin e presidentes së vendit.