Aktualitet Jepet dënimi për ish-kryebashkiakun e Lushnjes

Jepet dënimi për ish-kryebashkiakun e Lushnjes

Fatos Tushe

Gjykata e Posaçme shpalli vendimin përfundimtar për Fatos Tushen, ish-kryebashkiakun e Lushnjes.

Fatos Tushe u shpall i pafajshëm për “shkelje të barazisë në tendera” dhe fajtor për “shpërdorim detyre” në dy raste. Ai u dënua me 3 vjet 6 muaj burg, por nga gjykimi i shkurtuar do të vuajë 2 vjet 4 muaj burg.

Gjithashtu, Tushe përjashtohet 5 vite nga funksionet publike.

Në pretencë, Prokurorët e Posaçëm kishin kërkuar dënimin e Tushes me 3 vjet e 4 muaj burg. Sipas SPAK, ish-kryebashkiaku i arrestuar në korrik të vitit të kaluar, duhet të fajësohej për “shkelje të barazisë në tendera” dhe “shpërdorim të detyrës” në dy raste.