Udhëheqësi kryesor i opozitës në Britani, Jeremy Corbyn kërkoi falje të dielën për zhvillimin e një fushate shkatërrimtare që i dha kryeministrit Boris Johnson një mandat për ta nxjerrë Mbretërinë e Bashkuar nga BE-ja muajin e ardhshëm.
Por socialisti veteran mbrojti platformën e tij të majtë dhe fajësoi median për performancën më të dobët të partisë së tij që para Luftës së Dytë Botërore.
“Nuk e fsheh. Rezultati i zgjedhjeve të enjten ishte një goditje për të gjithë ata që kanë nevojë dëshpëruese për ndryshim të vërtetë në vendin tonë”, tha Corbyn në gazetën Sunday Mirror.
“Do të doja ta bashkoja vendin që unë e dua, por më vjen keq që nuk arritëm dhe unë marr përgjegjësinë time për këtë”, tha Corbyn.
Zgjedhjet e parakohshme të përgjithshme të së enjtes u shndërruan në një ri-votim të referendumit për anëtarësim në BE të vitit 2016 në të cilin Johnson kryesoi çështjen Brexit.
Johnson tani ka një shumicë prej 80 vendesh në Dhomën e Komunave me 650 anëtarë – një diferencë e cila është gëzua për herë të fundit nga Margaret Thatcher në vitet 1980.
I zymtë, por luftarak, Corbyn tha të premten se do të tërhiqet nga posti pasi partia e tij Laburiste të përfundojë një periudhë “reflektimi” në lidhje me gabimet e saj.
Partia pritet të ketë një udhëheqës të ri përpara se Anglia të votojë përsëri në zgjedhjet lokale në maj.
Megjithatë, 70-vjeçari nuk ka një pasardhës të qartë pas një viti luftimesh mes protektonistëve të vjetër të mbështetur nga sindikatat dhe anëtarëve me pamje pro-evropiane.
Corbyn u përpoq të gjente një ekuilibër mes dy kampeve duke marrë një pozitë neutrale për Brexit – një vendim që sipas zëdhënësit të financave të laburistëve John McDonnell dëshmoi se ishte fatal.
“Ajo që ne u përpoqëm të bënim është t’i bashkojmë të dy palët dhe dështuam”, tha McDonnell për BBC-në.
Fushata e Laburistëve ishte gjithashtu e përshkruar nga akuzat për antisemitizëm që detyroi një grusht ligjvënësish të vjetër të jepnin dorëheqjen.
“Ne do të nxjerrim mësimet e kësaj humbjeje“, tha Jeremy Corbyn.