Atë e quajnë “stuhia e pafundme e Katatumbos”, ose “Fari i Mrakaibos”. Rrufetë janë aq të zakonshme aty, sa që i kanë vendosur edhe në flamurin e shtetit Zulia të Venezuelës.
Ndonjëherë mund të shohësh edhe 200 shkreptima në minutë dhe është aq dritë sa që edhe natën mund të lexosh pa problem në rrugë, nuk ka nevojë për drita.
Përtej rrezikut dhe vështirësive që paraqesin rrufetë, për më tepër në një vend me 1001 probleme si Venezuela, fotot e realizuara nga fotografi gjerman Jonas Pointek, një pjesë të cilave janë publikuar te “New York Times”, duken fantastike.
NASA e ka shpallur këtë zonë, të njohur si Liqeni i Marakaibos, pranë lumit Katatumbo, si kryeqytetin botëror të rrufeve, duke “zbritur nga froni”, basenin e lumit Kongo në Afrikë.