Politika Jeta para dhe pas politikës/ Fatos Nano mbush 71 vjeç, i pari...

Jeta para dhe pas politikës/ Fatos Nano mbush 71 vjeç, i pari politikan që instaloi institucionin e dorëheqjes

Ish-kryeministri dhe lideri historik i Partisë Socialiste, Fatos Nano feston ditëlindjen të shtunën.

Ai lindi më 16 shtator 1952 në Tiranë dhe sot mbush 71 vjeç.

Nano po kalon ditë jo të lehta në spital, për shkak të komplikacioneve shëndetësore në mushkëri që kanë nisur që prej periudhës së Covid-19.

Prej 29 gushtit, ai ndodhet i shtruar në një spital privat në kryeqytet, por jashtë rrezikut për jetën.

Nano vuan nga një sëmundje Pulmonare Obstruktive Kronike e quajtur ndryshe si SPOK që prek mushkëritë.

Kryeministri Edi Rama e ka nderuar atë me medaljen e mirënjohjes publike.

Prej gati dy dekadash ai është shkëputur nga politika.

Nano ka qenë tre herë kryeministër i vendit dhe, kryetar i PS-së për 14 vjet.

Ai është i pari politikan që instaloi institucionin e dorëheqjes, si nga posti i kryeministrit ashtu edhe drejtimi i partisë.

Nano është i pari politikan gjithashtu që reformoi Partinë e Punës duke i ndryshuar jo vetëm emrin nga Partia e Punës në Partia Socialiste e Shqipërisë, por duke e strukturuar atë së brendshmi.