Pas divorcit të miliarderit Bill dhe Melinda Gates, kanë dalë në pah edhe disa “marrëveshje” të çuditshme mes tyre. Kështu, shefi i Microsoft mund të kalonte çdo vit, një fundjavë me ish-të dashurën e tij sipërmarrëse, Ann Winblad.
65-vjeçari dhe kapitalistja Winblad, 70-vjeç, ishin të lidhur në vitet ’80, por u ndanë në 1987, në të njëjtin vit kur Bill u takua me gruan e ardhshme Melinda.
Pas ndarjes miqësore, çifti mbajti një miqësi të fortë dhe në vitin 1997 në TIME Magazine, Bill tha: “Kur isha duke menduar për martesën me Melinda, unë thirra Ann dhe kërkova miratimin e saj.”
Ajo e miratoi martesën e tyre dhe ish të dashuruarit vazhduan pushimet e tyre tradicionale vjetore.
”Kur takohemi, ne ndajmë mendimet tona për botën dhe veten tonë”, thotë Ann.
Divorci i Bill dhe Melinda do të jetë një nga divorcet më të shtrenjta në histori dhe çifti do të ndajë një pasuri prej 130 miliardë dollarësh.
Nga avionët privatë te vilat luksoze, çfarë përfiton Melinda nga divorci me Bill Gates?
Mediat e huaja shkruajnë se çifti nuk ka një kontratë paramartesore kështu që pasuria e tyre do të ndahet, me shumë mundësi, në mënyrë të barabartë.
Prej vitit 1994 kur lidhën kurorë, dyshja ka grumbulluar një vlerë neto të kombinuar prej 130 miliardë dollarësh.
Çifti ka si shtëpinë e tyre kryesore një rezidencë buzë liqenit në vlerë prej 125 milionë dollarësh afër Seattle, ndërsa zotërojnë dhe një sërë rezidencash luksoze, avionë dhe jahte private dhe një koleksion arti me vlerë të jashtëzakonshme, duke përfshirë një vepër të Da Vinçit.
Për herë të parë, çifti u takua në vitin 1980, kur Melinda iu bashkua Microsoftit. Çifti i miliarderëve janë prindër të tre fëmijëve, Jennifer, Phoebe dhe Rory. Ata janë bashkëthemelues të organizatës Bill & Melinda Gates Foundation. Fondacioni ka si qëllim dhe shpenzon me miliarda para për të luftuar kauza të tilla si sëmundjet infektive apo inkurajimin e vaksinimit te fëmijët.
Sipas Forbes, Bill Gates renditet i katërti në listën e njerëzve më të pasur të botës.