Pas disa ditëve në terapi intensive, Raina e vogël e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gramë ia doli të fitojë betejën për jetën. Lajmin e ka bërë të ditur Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, e cila ka falenderuar stafin e spitalit “Mbretëresha Geraldinë” teksa ka shtuar se e vogla u bashkua sot me familjarët e saj.
Koçiu shkruan se ndihet krenare për punën jetëshpëtuese të mjekëve pranë Shërbimit të Neonatologjisë dhe Terapisë Intensive, për nënat dhe të gjitha bebet prematurë që ia dalin të kthehen në shtëpitë e tyre me shëndet të plotë.
“Raina e vogël, e cila erdhi në jetë vetëm 1750 gram, pas disa ditëve në terapi intensive, ia doli të fitojë betejën për jetën falë përkushtimit të stafit të Spitalit Universitar Obstetrik Gjinekologjik “Mbretëresha Geraldinë”, dhe sot u bashkua me familjarët e saj.
Krenare për punën e jashtëzakonshme jetëshpëtuese të mjekëve dhe infermierëve pranë Shërbimit të Neonatologjisë dhe Terapisë Intensive, për nënat dhe të gjitha bebet prematurë që ia dalin të kthehen në shtëpitë e tyre me shëndet të plotë”, shkruan ministrja Albana Koçiu.