Jetmiri ende nuk ka mbaruar me shpërthimet e tij ndaj produksionit të “BBVA 3” dhe qartazi, s’e ka kursyer as Ori Nebijajn, opinioniste e këtij edicioni të spektaklit.
Përmes një postimi në Instagram, Jetmiri u shpreh:
“Ti je turp dhe thjesht të mëshiroj për injorancën tënde znj. Deputete”, referuar faktit që Ori është në të njëjtën kohë edhe deputete në Kuvendin e Shqipërisë.
Jetmiri ka bërë edhe një reagim ndaj ish-banorëve të tjerë, të cilët ishin të ftuar në “Big Brother Fun Club”, ku u shpreh: “Zot, mëshiroji se nuk dinë ç’po flasin”.
Kujtojmë se Jetmiri mori vendimin për t’u larguar nga shtëpia e “BBVA 3”, pas pretendimeve se ka bërë “cirk” për të pasur vëmendje dhe se reality show nuk ka standarde. Direkt pas vendimit për të hequr dorë nga gara, Jetmiri reagoi përmes një videoje, në të cilën u shpreh:
“Të dashur miq, siç ju e patë edhe në prime-n e kaluar, mua m’u mohua një e drejtë ekzistenciale, pasi në të gjithë të drejtën e botës qoftë edhe të këtij formati, me rregulla dhe rregullore po deshët, nuk mund t’i mohohet e drejta një lojtari të vendosë të bëjë lojën si të dojë ai. Në vazhdën e të drejtave të mohuara, të para gjithmonë në opinionin dhe perceptimin tim, unë ndjeva një censurë ndaj meje dhe nën kushtet e një trysnie psikologjike të tmerrshme, vendosa të largohem nga loja. Nëse juve ju duket që gjykimi i ‘Big Brother’ është i drejtë, atëherë kjo është Shqipëria tjetër”, deklaroi Jetmiri.