Paleontologët kanë identifikuar një specie të mosasaurëve. Bëhet fjalë për një dinozaur të egër me një feçkë të ngjashme me krokodilin, që ka ekzistuar 60 milionë vjet më parë.
Grabitqari detar u emërua “Gavialimimus almaghribensis, nga një ekip ndërkombëtar i udhëhequr nga studiuesja, Catie Strong.
Mosasaurs, të cilët mund të arrinin 55 metra, jetuan gjatë periudhës së Kretaceut të Vonë, midis 72 dhe 66 milionë vite më parë.
Zbulimi, u botua në Journal of Systematic Paleontology, ndërsa mbetjet duke përfshirë edhe një kafkë tre metra të gjatë, u zbuluan në Marok, në një minierë fosfati.
“Maroku është një vend tepër i mirë për të gjetur fosile, veçanërisht në këto miniera fosfati”, tha Strong e cila shtoi se në Marok janë zbuluar më shumë se një duzinë llojesh mosasaurësh.