Presidenca i është përgjigjur deklaratës së kryeministrit Edi Rama gjatë konferencës së rindërtimit, se ai ka më shumë se një shtëpi dhe se nuk e ka luksin të merret me të dhe thirrjet e tij për tubim.
“Presidenti e ka shtëpinë dhe më shumë se një shtëpi. Unë jam këtu për ata që presin të hyjnë në shtëpi. Për ata jam unë këtu jo thjesht ne këtë konferencw, por në të gjitha orët e ditës time me gjithë natën. Unë nuk merrem me presidentin, është luks i madh për mua. Nuk kam kërkuar në Amerikë fillimin e punës së Akademisë së Transparencës jo për të sigurua donatorët por për të siguruar taksapaguesit shqiptarë”, tha Rama.
Përgjigja
Zëdhënësi i Metës Tedi Blushi thotë se presidenti Ilir Meta ka vetëm një shtëpi. Ai thumbon kryeministrin lidhur me akuzat e opozitës për lobimin 80 mijë dollarë, të biznesmenit shqiptaro-amerikan, Bilal Shehu, për foton e kreu të qeverisë me ish-presidentin amerikan Barack Obama.
“Lajmërojeni gruan e Bilalit se Presidenti ka vetëm një shtëpi: Shqipërinë. Sa shtëpi ka gruaja e Bilalit pyeteni vetë“, shkruan Blushi.