Modelja Alessandra Ambrosio ka ndarë një set fotografik për ndjekësit e saj në Instagram pak para Krishtlindjes.
Bukuroshja braziliane, e cila do të mbushë 40 vjeç pas 4 muajsh, ekspozoi modelet e fundit të rrobave të banjës nga linja e saj GAL Floripa. Në këto foto, ajo nuk u shfaq e vetme, por e rrethuar nga disa modele të tjera.
Po ashtu, ajo ndau edhe disa këshilla për ndjekësit e saj në këtë rrjet social. “Ji vetvetja sepse jeta është shumë e shkurtër për të qenë gjë tjetër veçse i lumtur”, shkruan ndër të tjera Ambrosio.
Fotot e shkrepura nga Alessandra Ambrosio janë bërë në Florianópolis, ndërsa kalonte pushimet në pranë Rio Grande do Sul, Brazil.