Jo celular dhe as akses në “Instagram”. Ky është stili edukativ që Nicole Kidman ka zgjedhur për të bijat, 10-vjeçaren Sunday Rose dhe 8-vjeçaren Faith Margaret, të lindura nga martesa me Keith Urban.
Aktorja australiane, gjatë një interviste për “Vanity Fair”, deklaroi se do që të vendosë limite, kështu që nuk u ka blerë celular dhe ua ndalon hyrjen në “Instagram”.
Kidman tha se mënyra e saj e prindërimit mund ta përkufizojë si një mama të rreptë dhe jo shumë “popullore”.
Por, pavarësisht kësaj sjelljeje, aktorja mundohet të jetë një mama e pranishme në jetën e të bijave, duke i marrë me vete në sheshxhirime dhe kthehet në shtëpi sa më parë të jetë e mundur nga xhirimet.