Bota Jo vetëm pushtimin, Rusia ka menduar edhe kush do drejtojë “qeverinë” ukrainase

Jo vetëm pushtimin, Rusia ka menduar edhe kush do drejtojë “qeverinë” ukrainase

Në rast se pushton Ukrainën, Rusia ka menduar edhe për qeverinë që do të vendosë për të drejtuar vendin. Sipas “Financial Times”, alternativa e Kremlinit mund të jetë Oleg Tsaryov.

Gazeta citon një zyrtar perëndimor të inteligjencës. Tsaryov braktisi karrierën e tij politike në 2015.

Në Ukrainën lindore, Tsaryov shërbeu në Partinë e Rajoneve pro-Moskës të udhëhequr nga Viktor Yanukovych, i cili u largua në Rusi në 2014 pas një revolucioni pro-perëndimor.

Pas aneksimit të Krimesë nga Rusia në të njëjtin vit dhe fillimit të një konflikti separatist të mbështetur nga Moska në rajonin lindor të Donbasit të Ukrainës, Tsaryov kandidoi për president. Më pas ai u transferua në Krime pasi Ukraina e akuzoi atë për mbështetjen e separatistëve në vitin 2015.