Seanca e sotme plenare u karakterizua nga një “shthurje” totale e gjuhës në Kuvend, ku deputetët e kryeministri nxorën nga fjalori i tyre arsenalin më të rëndë të fyerjeve dhe sharjeve përballë rivalëve.
Por, dita e sotme përveç debateve të ashpra dhe shkeljes brutale të normave etike, rezervoi si gjithmonë edhe anën e saj “soft”, atë të klasit dhe zgjedhjeve pikante në stilin e veshjes së 140 ligjvënësve që ka zgjedhur populli shqiptar.
Veshja që tërhoqi më shumë vëmendjen ishte ajo e kryetares së LSI-së, Monika Kryemadhi, e cila kishte miksuar materialin e kastorit dhe fundin me pala si një kaubojse.
Edhe deputetet e tjera si Englantina Gjermeni nga PS dhe Valentina Duka nga PD dukeshin shumë “shik” me palltot e tyre lelja dhe të zezë me gurë si aksesor.
E teksa te “djemtë” e PD dominonte kostumi dhe xhupi sipër, nga PS, Damian Gjiknuri u shfaq me një stil më elegant, teksa hynte në Kuvend.