Bota Joe Biden e “humb” sërish, nuk gjen daljen pas fjalimit (VIDEO)

Joe Biden e “humb” sërish, nuk gjen daljen pas fjalimit (VIDEO)

Një tjetër video e presidentit amerikan, Joe Biden, është bërë virale në rrjetet sociale. Teksa mbajti një fjalim në Pittsburgh, ai pati vështirësi për t’u larguar nga skena duke mos gjetur dot daljen.

Ky është një rast i përsëritur pasi vetëm një muaj më parë, Biden përjetoi sërish momente të tilla pas fjalimit të tij në Kombet e Bashkuara. 79-vjeçari po mundohej të zbriste nga skena, kur u bllokua pranë shkallëve, i konfuzuar se nga të shkonte. Më pas, kreu i Shtëpisë së Bardhë pyet disa njerëz se si të dalë prej aty dhe bën disa hapa pas.