Presidenti Joe Biden ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv që synon goditjen e firmave të mëdha të teknologjisë dhe nxitjen e konkurrencës. Masa tregon se Biden kërkon të ushtrojë kontroll gjithnjë e më të ashpër mbi kompanitë teknologjike, të cilën administrata e ka akuzuar për minimin e konkurrencës.
“Kapitalizmi pa konkurrencë nuk është kapitalizëm, është shfrytëzim“, tha Biden, ndërsa nënshkroi urdhrin që përfshin 72 veprime dhe rekomandime që përfshijnë dhjetë agjenci.
Në urdhër sugjerohet që problemet janë rritur pasi kompanitë e mëdha teknologjike kanë mbledhur shumë informacione personale, kanë blerë konkurrentët potencialë dhe kanë garuar në mënyrë të padrejtë me bizneset e vogla.
Disa rekomandime përfshijnë, një vëzhgim më i madh i bashkimeve në sektorin e teknologjisë, rregulla të reja që do të përcaktohen nga Komisioni Federal i Tregtisë për mbledhjen e të dhënave, ndalimi i metodave të padrejta të konkurrencës në tregjet e internetit.
Administrata e Biden me urdhrin e ri po synon gjithashtu një numër sektorësh të tjerë. Ajo inkurajon agjencitë e tjera qeveritare të ndërmarrin veprime për të përmirësuar konkurrencën në të gjithë kujdesin shëndetësor, udhëtimet dhe bujqësinë. Në këtë mënyrë agjencitë qeveritare duhet të zbatojnë ndryshimet e nevojshme.