Presidenti i SHBA, Joe Biden ka firmosur një urdhër ekzekutiv për bllokimin e pasurive të individëve që sipas Departamentit të Thesarit Amerikan kanë cenuar stabilitetin në Ballkanin Perëndimor. Përveç bllokimit të pasurive, dekreti u ndalon këtyre personave dhe hyrjen në territorin e SHBA.
Dekreti do të përfshirë persona të cilët janë të lidhur me korrupsionin dhe do të ketë efekt mbi ish-zyrtarë apo zyrtarë aktualë të qeverive të vendeve të Ballkanit Perëndimor që kanë përdorur asetet publike për të përfituar personalisht apo për qëllime politike.
Në letrën që Biden i dërgon Senatit dhe Kongresit amerikan thuhet se bëhet fjalë për ndryshimin e një dekreti ekzistues që firmosur në qershor 2001 që përfshinte ish-Jugosllavinë. Tashmë në këtë dekret do të jetë përfshirë dhe Shqipëria.
“Në kuadër të situatës në territorin e ish Federatës Socialiste të Republikës së Jugosllavisë dhe Republikës së Shqipërisë në dy dekadat e fundit, përfshi cenimin e marrëveshjeve të pasluftës si dhe institucioneve pas shpërbërjes së ish-Jugosllavisë, si dhe përhapja e gjerë midis qeverive dhe institucioneve të ndryshme në Ballkanin Perëndimor dëmton progresin kundrejt qeverisjes efektive dhe demokratike, integrimin e plotë drejt institucioneve transatlantike dhe kësisoj është një kërcënim i jashtëzakonshëm ndaj sigurisë kombëtare dhe politikave të jashtme të Shteteve të Bashkuara”, thuhet në letrën e Biden.
Në dekret thuhet:
– Të gjithë pronat apo interesat mbi pronat që janë në Shtetet e Bashkuara, që vijnë në të ardhmen në Shtetet e Bashkuara, ose që vijnë në të ardhmen në pronësi apo në kontroll të një personi në Shtetet e Bashkuara do të bllokohen dhe nuk mund të transferohen, paguhen, eksportohen, tërhiqen; nga asnjë person i përcaktuar nga Departamenti i Thesarit, në konsultim me Sekretarin e Shtetit.
– si përgjegjës apo bashkëpunëtor, që ka qenë i angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejt, në shkelje, apo vepra që cenojnë paqen, sigurinë, stabilitetin apo integritetin territorial të çdo zone apo shteti në Ballkanin Perëndimor.
– si përgjegjës apo bashkëpunëtor, që ka qenë i angazhuar në mënyrë të drejtpërdrejtë apo jo të drejtpërdrejt, në veprime apo politika që cenojnë proceset apo institucionet demokratike në Ballkanin Perëndimor.
Vendimi vjen pak ditë pasi Departamenti i Thesarit Amerikan shpalli ‘non grata’ disa biznesmenë nga Bullgaria. Ndërkohë, Departamenti Amerikan i Shtetit shpalli si person ‘non grata’ ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjarët e tij.
Vendimi është përshëndetur dhe nga ambasadorja e SHBA në Tiranë, Yuri Kim, e cila thekson se lufta kundër korrupsionit është thelbi i sigurisë kombëtare të SHBA.
Pres. Biden has expanded the scope of EO 13219 (Blocking Property of Persons Who Threaten Int’l Stabilization Efforts in W. Balkans) to include Albania. Note Sec.1(a)(ii), (v), (vi), and (vii). Countering corruption is a core US national security interest. https://t.co/aWtnVSmrxG
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) June 8, 2021