Që prej një jave administrata e presidentit Biden po gjurmon manualisht për të gjetur 20 milionë vaksinat ”e humbura”, thënë ndryshe për të cilat nuk ka asnjë informacion që nga koha kur janë shpërndarë në nivel federal dhe deri në kohën kur janë administruar fizikisht, njoftuan burime që përputhen.
Administrata Trump kishte shtyrë administrimin e vaksinave në shtete duke dështuar kështu t’i gjurmonte ato mes procesit të shpërndarjes dhe atij të administrimit.
Kjo mungesë të dhënash pengon administratën e Biden që të ketë një pasqyrë të plotë të gjendjes.
”Administrata e Biden ka kaluar javën e saj të parë në zyrë duke u përpjekur të gjurmojë manualisht dozat e 20 milionë vaksinave”, shkruan ”The Guardian”, që citon Associated Press.
”Strategjia e administratës Trump shtyu përgjigjen ndaj pandemisë së koronavirusit në shtete individuale dhe hoqi informacionin për gjurmimin midis shpërndarjes dhe administrimit”, thanë zyrtarët e administratës së Biden për ”Politico”.
Mungesa e të dhënave tani ka detyruar zyrtarët federalë të Departamentit të Shëndetësisë që të kalojnë orë të tëra në telefon duke gjurmuar dërgesat e vaksinave.
“Askush nuk ka një pasqyrë të plotë”, i tha ”Politico”-s Julie Morita, një anëtare e ekipit të tranzicionit të Biden dhe nënkryetare ekzekutive e fondacionit ”Robert Wood Johnson”.
“Planet që ishin duke u bërë bazoheshin te informacioni që do të ishte në dispozicion dhe që do të zbulohej pasi të hynim në Shtëpinë e Bardhë”, shton ajo.
Që nga e shtuna, 49 milionë doza vaksine janë shpërndarë nga qeveria federale, por vetëm 27 milionë administrohen nga shtetet.