Bota Joe Biden pritet të legalizojë 11 milionë emigrantë

Joe Biden pritet të legalizojë 11 milionë emigrantë

A

Java e ardhshme është një ndër më të shumëpriturat në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku pritet ceremonia e betimit të presidentit të zgjedhur Joe Biden.

Më 20 janar qindra mijëra njerëz, mes tyre dhe shumë krerë shtetesh do të ndjekin në Uashington, marrjen e drejtimit të vendit më të fuqishëm në botë nga një tjetër lider që do e udhëheqë atë për të paktën 4 vite.

Megjithatë, duhet thënë që ceremonia e këtij viti do të jetë disi ndryshe për shkak të masave antiCovid dhe frikës për protesta të dhunshme nga mbështetësit e presidentit në ikje Donald Trump.

Mijëra efektivë dhe ushtarë të Gardës Kombëtare janë dislokuar në mënyrë që mos lejojnë incidente në këtë ngjarje të shënuar dhe të rëndësishme për historinë amerikane.

Disa detaje që kanë rrjedhur në lidhje me ceremoninë bëjnë me dije se Joe Biden do të nënshkruajë dekretet e para presidenciale që në momentet e para të marrjes së detyrës.

Kështu, më 20 janar, sapo të ulet në Shtëpinë e Bardhë, Joe Biden do të nënshkruajë dekretet e luftimin e pandemisë dhe ndihmës ekonomike. Të njëjtat burime shpjeguan se dhjetë ditët e para të presidencës së tij do të shohin fillimin e shumë masave që synojnë anulimin e atyre të Donald Trump.

Pritet të legalizojë 11 milionë imigrantë

Jop Biden, presidenti i zgjedhur në SHBA pritet të propozojë në ditët e para të tij në detyrë një ligj për legalizimin e 11 milionë emigrantëve duke u ofruar atyre qytetarinë. Associated Press raporton se vendimi i paralajmëruar është e kundërta e politikës së Donald Trump që e bazoi fitoren e tij të vitit 2016, pjesërisht edhe me pretimet kundër imigracionit.

Nëse Biden do të dalë të kalojë këtë draft me sukses atëherë në SHBA do të merrnin status legal 11 milionë emigrantë që kanë hyrë ilegalisht në vend, lëvizja më e madhe në këtë drejtim që nga presidenca e Ronald Reagan që legalizoi 3 milionë emigrantë në vitin 1986.