Ish-Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i bëri thirrje Presidentit Trump që të japë dorëheqjen pas bllokadës së pazakontë të qeverisë amerikane.
Kerry e vlerësoi si “absolutisht e turpshme” bllokadën e pjesshme të autoriteteve federale amerikane dhe shtoi se nëse do ishte në vendin e Trump, do jepte dorëheqjen.
Kerry nuk përjashton mundësinë e kandidimit të tij në zgjedhjet e ardhshme presidenciale të planifikuara për vitin 2020.
“Unë publikisht e them se nuk e përjashtoj kandidimin dhe po fillojë të planifikojë një fushatë aktive në vitin 2020”, tha Kerry, 75 vjeç.
John Kerry, i lindur në vitin 1943, ishte kandidati demokrat për president amerikan në zgjedhjet e vitit 2004, por humbi përballë republikanit George W. Bush.