Mediat britanike kanë publikuar ditën e shtunë fotot e kryeministrit Boris Johnson, i cili është duke kaluar disa ditë pushime në mal me familjen dhe qenin e tij.
Pas vitit të vështirë që kaloi për shkak dhe të infektimit me koronavirus, kryeministrit Johnson shfaqet i relaksuar ndërsa ngjitet në malet e Skocisë së bashku me të fejuarën Carrie Symonds dhe beben e tyre.
Në foto kryeministri Johnson shfaqet ndryshe nga ajo që jemi mësuar ta shohim, me këpucë të posaçme për ngjitje dhe djalin e vogël që mban në krahë. Kreu i qeverisë ka gjetur një shtëpi të thjeshtë për të kaluar këto ditë, shumë larg njerëzve të tjerë.