Bota Johnson: Mos kini frikë nga vaksina, ndryshimi do të vijë gradualisht

Johnson: Mos kini frikë nga vaksina, ndryshimi do të vijë gradualisht

Kryeministri britanik Boris Johnson u thotë britanikëve të mos kenë frikë nga vaksina, pasi ajo është e sigurt dhe e efektshme. Megjithatë, kreu i qeverisë theksoi se ndryshimi që do sillte vaksina në situatën pandemike do të ishte gradual dhe se nuk mund të flitej ende për lehtësim të kufizimeve.

“Njerëzit në të gjithë Britaninë e Madhe, në Angli, Uells, Skoci dhe Irlandën e Veriut po marrin vaksinën për herë të parë dhe ajo do të do të sjellë një ndryshim të madh, gradualisht. Por, dua të theksoj, ndryshimi do të vijë gradualisht, pasi ende nuk e kemi mundur virusin.

Është shumë e rëndësishme që njerëzit ta kuptojnë këtë. Në shumë pjesë të vendit, infektimet vijojnë të rriten, edhe pse pas masave shtrënguese të nëntorit situata është përmirësuar ndjeshëm. Nuk mund t’i lejojmë vetes lehtësim të kufizimeve në këtë moment. Prandaj, mesazhi im është se nisja e vaksinimit të popullsisë është diçka e mrekullueshme, por është herët të flitet për heqje të kufizimeve.

Atyre që kanë frikë nga vaksina do t’u thoja, të mos kenë. Pamë personat e parë që morën vaksinën këtë mëngjes dhe shumë të tjerë do të vijojnë ta marrin gjatë ditëve dhe javëve në vazhdim. Nuk ka asgjë për të qenë të shqetësuar, vaksina është e sigurt, është e mirë për ju dhe për të gjithë vendin”, tha Boris Johnson.