Kryeministri britanik, Boris Johsnon, kërkoi adresimin e ndryshimeve klimatike gjatë fjalimit të tij në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara. Ai tha se njerëzimi duhet të rritet dhe mbajë përgjegjësi pasi nevojitet një pikë kthese në këtë drejtim.
“Miqtë e mi, adoleshencës së njerëzimit po i vjen fundi. Po i afrohemi një pike kritike kthese në më pak se dy muaj, në vetëm 40 ditë, kur ne duhet të tregojmë që jemi në gjendje të mësojmë dhe të piqemi dhe që më në fund të mbajmë përgjegjësi për shkatërrimin që po nxisim, jo vetëm për planetin tonë, por edhe për veten. Është koha që njerëzimi të rritet. Është koha që të dërgojmë paralajmërimet e shkencëtarëve. Shikoni Covidin, nëse dëshironi një shembull të shkencëtarëve të zymtë të cilëve u dalin paralajmërimet”.
Johnson paralajmëroi se samiti i kësaj organizate për ndryshimet klimatike, që do të zhvillohet në nëntor në Glasgou, i ashtuquajturi Cop26, është shansi i fundit për njerëzimin.
Është kohë për ne që të rritemi dhe kuptojmë kush jemi dhe çfarë po bëjmë. Bota, kjo sferë e çmuar blu dhe mbrojtjen e saj vezore të atmosferës, nuk është një lodër e pashkatërrueshme. Prandaj samiti COP26 në Glasgow është pika e kthesës për njerëzimin. Ne duhet të kufizojmë rritjen e temperaturave, efektet e tmerrshme të së cilës ishin të dukshme edhe këtë verë në 1.5 gradë celcius më shumë. Ne duhet të bashkohemi dhe të tregojmë se kemi pjekurinë dhe mençurinë për të vepruar”, tha Johnson.