Aktori Johny Depp pretendon se nëse nuk do të mund të ndiqte rregullat e vendosura nga ish-gruaja e tij, Amber Heard, atëherë do të shpërthente dhuna. 57-vjeçari tha gjatë seancës dëgjimore, se 34-vjeçarja do ta detyronte Depp që t’i jepte asaj vëmendje. Ndërkohë Heard ka pretenduar se Depp i ka hedhur njëherë shishe shampanje, por kjo është mohuar nga aktori.
Duke folur për marrëdhënien me Heard, Depp tha se ishte normale. Ai tregoi se nëse ishte e nevojshme ata uleshin sëbashku para televizorit dhe qëndronin në divan.
“Por me raste, nëse dora ime nuk po mbante dorën e Heard pse unë nuk kisha hedhur krahun, ajo më kapte dorën dhe e vendoste poshtë kofshëve, që t’i kushtoja vëmendjen që ajo donte. Dukej sikur ajo kishte një rutinë dhe nëse nuk plotësoheshin standardet e saj, atëherë do të kishte probleme”, ka thënë ai.
Depp ka paditur për shpifje një artikull në gazetën the Sun, ku ai cilësohet si “rrahës grash”. Megjithatë gazeta britanike ka vijuar t’i qëndrojë akuzave.
Avokatët kanë thënë se artikulli ka shpifur rëndë duke akuzuar Depp se ka ushtruar dhunë ndaj Heard. Por the Sun i qëndron artikullit dhe kërkon ta provojë në Gjykatën e Lartë britanike.