Sport Jose Mourinho shkruan historinë me 1 miliard euro

Jose Mourinho shkruan historinë me 1 miliard euro

Jose Mourinho ka hyrë në historinë e merkatos së futbollit.

Sipas të përditshmes angleze “The Sun”, me blerjet e Romelu Lukaku, Nemanja Matic dhe Victor Lindelof (146 milionë sterlina në total), trajneri i Manchester United ka vendosur një rekord: është i pari, pas 17 vitesh karrierë, që ka shpenzuar më shumë se 1 miliard sterlina.

“Special One” ndiqet nga Carlo Ancelotti (970 milionë sterlina në 22 vite) dhe Pep Guardiola (859 milionë sterlina, por vetëm në 9 vite).