Aktualitet Ju bashkua vullnetarisht luftës kundër koronavirusit, shtrohet në infektiv doktor Roland Xhaxho

Ju bashkua vullnetarisht luftës kundër koronavirusit, shtrohet në infektiv doktor Roland Xhaxho

Shtrohet në spitalin Infektiv dr. Roland Xhaxho, mjeku i njohur që u bë pjesë e ekipit të organizimit të shërbimit reanimator për situatën Covid-19.

Ministria e Shëndetësisë informon se Dr. Xhaxho është në gjendje të stabilizuar shëndetësore dhe po trajtohet në shërbimin infektiv në QSUT.

Ministria e Shëndetësisë i uron shërim të shpejtë mjekut reanimator që po lufton me sëmundjen COVID19, në kujdesin e ekipit mjekësor të spitalit infektiv në QSUT.