Këngëtarja me famë botërore Dua Lipa, e cila ka fituar dy çmime “Grammy”, duke hyrë kështu në histori si shqiptarja e parë që ka rrëmbyer dy çmimet në fjalë, së fundmi ka bërë një urim mjaft të veçantë për Kosovën, në kuadër të 11-vjetorit të Pavarësisë.
Bukuroshja ka zgjedhur ta urojë në një mënyrë mjaft unike duke postuar një foto në llogarinë e saj në Instagram, ku shfaqet e rrethuar nga zemra me flamurin e Kosovës brenda tyre.
“Nga Kosova në botë. Gëzuar Ditën e Pavarësisë! Ju dua!”- shkruan ylli i muzikës.
Rikujtojmë se në këtë ditë të shënuar kanë qenë të shumtë në numër artistët që e kanë uruar Kosovën. Përmendim këtu këngëtarët me origjinë shqiptare, Gashin, Rita Orën, Era Istrefin etj…