Extra “Ju e dini që ne jemi shqiptare”, Dua Lipa dhe Bebe Rexha...

“Ju e dini që ne jemi shqiptare”, Dua Lipa dhe Bebe Rexha shfaqen së bashku

Është një rast i rrallë kur shqiptarët më të famshme të botës bëhen bashkë. Një prej këtyre rasteve ishte edhe takimi i Dua Lipës dhe Bebe Rexhës në ceremoninë e ndarjes së çmimeve Grammy për muzikën, natën e të dielës, duke lënë pas të gjitha dyshimet se mes tyre ka hatërmbetje.

Në fotot e publikuara pas kësaj nate, dy yjet e muzikës pop shfaqen krah njëra-tjetrës në sallë. Madje Bebe Rexha shprehet në një intervistë se i kishte pëlqyer dhe e kishte mbështetur Dua Lipën në performancën e saj në sallë të këngës më të re “Training Season”.

Përfshirë Rita Orën dhe Ava Maksin, ato kurrë nuk janë shfaqur së bashku në performanca me njëra-tjetrën, ndonëse disa prej tyre kanë shfaqur dëshirën që në të ardhmen të bëhen së bashku.

Në një intervistë që dha gjatë ceremonisë, Bebe tregoi një përkrahje të madhe për Dua Lipën.

“Më duhet të bëj një thirrje për shoqen time Dua Lipa, sepse ju e dini që ne të dyja jemi shqiptare, kështu që unë duhet ta mbështes atë. Jam shumë e emocionuar për performancën e saj dhe e di që ajo do të shkëlqejë”, tha Bebe gjatë intervistës.