Australia ka habitur botën pasi zhvilloi një event sportiv me praninë e rreth 52 000 personave, turma më e madhe e tifozëve e grumbulluar që nga nisja e pandemisë.
Për t’u theksuar fakti se të gjithë këto tifozë u panë pa maska dhe duke mos ruajtur distancimin social, në stadiumin Suncorp të Brisbejnit, ku u luajt një nga ndeshjet finale të kampionatit të regbisë.
Australia ka pasur shumë sukses në luftën ndaj pandemisë dhe për këtë arsye i ka liruar shumë masat kundër përhapjes së saj, duke lejuar eventet me pjesëmarrje masive njerëzish.