Mbrojtësi i Kombëtares, Elseid Hysaj ka reaguar për herë të parë në rrjetet sociale, pas ndeshjes me Italinë, ku shumë njerëz e akuzojnë atë se me uljen e kokës në momentin e goditjes së Barellas, iu mundësoi kundërshtarëve golin e dytë dhe të avantazhit në këtë takim.
Teksa kërkon falje përpara të gjithë tifozëve dhe shqiptarëve, Hysaj shprehet se ishte një llogaritje gabim e trajektores së topit, ndërsa shton se ai ka dhënë dhe do të japë maksimumin për ngjyrat kuqezi.
Mbrojtësi falënderon dhe tifozët që e kanë mbështetur, dhe kërkon fokusin të ndeshjet e radhës.
“Pas ndeshjes me Italine dhe evenimenteve te fundit, ndjej ti kerkoj ndjese te gjith tifozave shqiptar per gabimin teknik dhe instiktiv qe shkaktoi golin e dyte qe pesuam. Eshte e tepert te specifikoj qe ishte pikerisht gabim loje dhe vleresim i rreme i trajektores! Kush me njeh e din mire qe do jepja cdo force qe kam e do beja cdo sakrifice per kete bluze, sic kam bere gjithmone. Me vjen keq per strumentalizimin pa vend nga shume persona te gabimit pertej vleresimit teknik.
Nga ana tjeter falenderoj perzemersisht te gjith tifozat e panumert qe me kan derguar mesazhe konfortimi ne forma te ndryshme. I pranoj me vetedije kritikat dhe keqardhjen e tifozave ane e mbare te cilet pa perjashtim i mbaj ne zemer.
Tashi te koncentrohemi te ndeshjet e ardhshme dhe forca Shqiperi gjithmonë”, shkruan mbrojtësi në një reagim në rrjetet sociale.
Kujtojmë që pas ndeshjes me Italinë, Elseid Hysajt iu desh të mbyllte të gjitha llogaritë në rrjetet sociale, për shkak të sulmit pikërisht për momentin e uljes së kokës në golin e dytë.