Quhet Karolina Bojar, është 20 vjeçe, ka lindur në Poloni, studion për jurisprudencë dhe ka pasion futbollin.
Nuk është një futbolliste, por gjyqtare që jep drejtësi në fushën e blertë.
Gjithashtu ushtron edhe modelingun, pasi format fizike do t’ia kishin zili edhe “Yjet” më të famshme të pasarelave.
Karolina është një “yll” në shkëlqim e Instagramit, teksa në profilin e saj ka mbi 150 mijë ndjekës.
Jo keq për një 20-vjeçare intelektuale, që gjen kohën edhe për të ushtruar pasionet e saj.