Edhe Oriola Marashi ka një qëndrim lidhur me dinamikën më të përfolur të momentit në “Big Brother VIP”.
Po flasim për treshen Kiara-Luiz-Efi. Dhe modelja i jep të drejt çiftit.
Në Instagram ajo ka shpërndarë një video të Dalina Buzit e cila ka deklaruar sot se Kiara nuk duhet fajësuar për sjelljen e saj dhe se nuk ka pasur kohë për të reflektuar.
Kështu mendon edhe Oriola e cila shkruan: “Shumë dakord me çdo fjalë që thotë Dalina. Si gjithmonë godet me arsye dhe logjikë. Ju që shani Kiarën latë nam, kaq kisha”.
Më pas ajo ka shpërndarë një foto të Luizit dhe Kiarës duke shkruar: “Vdiqët për b…. e Luizit. Po çfarë të bësh që ai ka sy vetëm për dashurinë e vet. Kjo është dashuri!”.