Biznesmeni Gjergj Luca në “Provokacija” është shprehur se shqiptarët janë njerëz dembele dhe parazitë. Sipas tij ata nuk punojnë dhe kërkojnë asistencë sociale. Biznesmeni më tej është shprehur se reforma në punësim duhet të jepet me PPP.
“Më lejo të them dy gjëra Muç dhe është e vetmja gjë që doja ta bëja publike dhe është reforma e punësimit sepse unë e kam merak këtë pjesë. Në Shqipëri gënjehen nga politika dhe thonë që këtu njerëzit janë të papunë. Këtu njerëzit Muç janë dembela.
Këtu njerëzit janë të pandershëm. Unë po të them që në zonën e Elbasanit kam shkuar shtëpi për shtëpi, katund më katund dhe në zonat më të varfra, kam shkuar unë personalisht për të kërkuar njerëz në punë sepse më kanë thënë që kjo është zona që ka shumë asistencë sociale. Janë tallur me mua Muç, nuk kanë ardhur të punojnë. Dhe kur kam parë shtëpitë nëpër katundet e Elbasanit të lyera, me lule përpara dhe kur iu kam thënë që dua njerëz për punë kanë dalë me vrap. Ky shtet duhet të kuptojë që reforma e punësimit dhe asistencën sociale duhet t’i zhvillojë me PPP. Për çfarë jepen këta lekë? 8 mijë të papunë Elbasani dhe merr 600 milionë në muaj. Unë kam nevojë sot për 1 mijë punëtorë. Këta që rrinë pa punë i bëjnë një dëm kaq të madh shoqërisë, se mirë e kanë shpinën e vet kurrizore të deformuar por po ia deformojnë edhe fëmijës. Është e turpshme kjo dhe këta duhet të bëjnë një reformë që të dalin të bërtasin se na ra asistenca. Po mirë le t’ia japin dyfish një personi që ka probleme fizike, shëndetësore. Por këta njerëz të pandershëm që ikin dhe punojnë 3 muaj në Greqi, vjelin ullinj, që vijnë dhe kërkojnë punë në të zezë, që nuk punojnë është gabimi më i madh që këtyre ua japin lekët gratis, po deformojmë shoqërinë. A e din ti që mua gjysma e ditës më shkon duke kërkuar punëtorë shtëpi për shtëpi. Ky është një problem sepse 8 mijë të papunë në Elbasan 600 milion u paguan shteti shqiptar këtyre parazitëve, këtyre njerëzve të pandershëm”.