Ndodh që gjeni numrin e duhur të këpucëve, por nuk iu përshtaten për nga gjerësia. Në fakt ka disa mënyra se si mund t’i zgjeroni këpucët që doni t’i kombinoni gjatë një darke me shoqet ose të dashurin.
Alkooli
Përzieni sasi të barabartë uji dhe alkooli dhe me atë tretje spërkatni brendësinë e këpucëve dhe fërkojini. Vishni çorapë të trasha dhe ecni me to për rreth gjysmë ore në shtëpi.
Tharësja e flokëve
Me tharëse flokësh ngrohni këpucën për një minutë, derisa lëkura të zbutet, pastaj vishini bashkë me çorape të trasha dhe ecni nëpër shtëpi derisa këpucët të ftohen. Kjo këshillë vlen vetëm për këpucët prej lëkure.
Frigoriferi
Në vend që t’i ngrohni, mund të zbatoni mënyrën me ftohje. Mbushni një qese të posaçme me ujë, vendoseni brenda këpucëve dhe më pas këto të fundit futini në frigorifer. Për të ruajtur higjienën këpucët vendosini brenda një qese.
Patatet
Qëroni një patate dhe vendoseni brenda këpucës, duke i lënë në këtë mënyrë gjatë gjithë natës. Të nesërmen do të ndiheni më komode me to.
Këto janë disa metoda që mund t’i realizoni në kushte shtëpie, në rast se zgjidhni të mos shkoni te këpucari.