Më 12 korrik 100 pes (disa historianë japin datën 13), lindi Gaius Julius Caesar (Jul Cezari), gjeneral romak, nga familje aristokrate që pretendonte se e kishte prejardhjen nga Iulus, bir i princit legjendar trojan, Enea.
Pavarësisht origjinës së lashtë, fisi Juli Caesares nuk kishte pasur ndikim të veçantë politik. Pak dihet historikisht rreth fëmijërisë së Cezarit. Si ushtarak ishte tepër i suksesshëm, që krijoi shumë zili e armiqësi. U vra nga një grup senatorësh në vitin 44 pes. Vrasja ishte pasojë e mosbindjes së tij ndaj Senatit. Cezari ishte konsull dhe gjatë fushatave ushtarake shpesh vepronte në kundërshtim me urdhërat e Senatit (Roma ishte republikë senatoriale). Sipas ligjeve romake, Konsulli kishte imunitet ndaj ligjit. Senati priste që Cezarit t’i mbaronte mandati, dhe pastaj ta dënonte për shkelje të ndryshme, Cezari zgjidhej e rizgjidhej, dhe ndërsa po bëhej gjithnjë e më i fuqishëm. Në këtë mënyrë disa senatorë komplotuan dhe e vranë (44 pes) për të mbrojtur sistemin Republikë të qeverisjes, por që ironikisht shënoi fillimin e sistemit perandorak romak.
Jul Cezari ka hyrë në histori si një politikan dhe gjeneral brilant, arritjet dhe ndikimi i tij ishin aq domethënëse sa që në gjuhë të tjera ka fjalë që rrjedhin nga emri i tij si “sundues”, “kaiser” në Gjermani, “car’ në Rusi. Ai madje kishte edhe muajin e tij “quintilis”, muaji në të cilin Cezari lindi, që mori emrin Julius (July), korrik, në nder të tij.
Zbuloni më shumë për personin, motoja e fushatës ushtarake të të cilit ishte: “Veni, vidi, vici,”, “Erdha, pashë, fitova”.
1- Ai nuk kishte prejardhje çezariane
Gaius Julius Caesar erdhi në jetë më 12 korrik të vitit 100 para Lindjes së Krishtit, por ndryshe nga besimi popullor, ai nuk kishte prejardhje çezariane. Në fakt nëna e Çezarit, Aurelia, jetoi deri në vitin 54 p.e.s gati gjysmë shekulli pas lindjes së djalit të tij. Sipas burimeve, origjina e emrit Çezar i atribuohet një prej paraardhësve të Çezarit. Origjina të tjera të emrit të tij janë sugjeruar.
2- Ai u rrëmbye nga piratët
Në vitin 75 p.e.s, Cezari, atëherë në mesin e të 20-tave, i dërguar nga Roma drejt ishullit te Egjeut e Rodosit, një qendër e njohur e mësimit ku ai kishte planifikuar për të studiuar me Apollonius, një gojëtar grek, nxënës i të cilit kishte qenë edhe Ciceroni, i cili u bë një nga oratorët më të famshëm të Romës së lashtë. Megjithatë, përgjatë rrugës në Rodos, anija e Cezarit u rrëmbye nga piratët në brigjet jugperëndimore të Azisë së Vogël. Kur rrëmbyesit e tij kërkuan një çmim shpërblim për lirimin e tij, Cezari tha se shifra ishte shumë e ulët dhe këmbënguli të kërkohej një shumë më e madhe. Përfundimisht, shifra më e lartë u ngrit dhe Cezari u lirua. Menjëherë pas kësaj, ai kërkoi hakmarrje ndaj ish-rrëmbyesve të tij që më pas i kishte ekzekutuar.
3- Jeta e tij dashurore ishte e komplikuar
Çezari u martua me gruan e tij të parë, Kornelia, në vitin 84 p.e.s., kur ai ishte një adoleshent. Brenda disa viteve, një gjeneral i quajtur Lucius Cornelius Sulla u bë diktator i republikës romake dhe urdhëroi ekzekutimin e të gjithë atyre që konsideroheshin armiq të shtetit. Njerku i Çezarit, Lucius Cornelius Cinna kishte qenë një rival i Sulla-s. Si rezultat, Sulla urdhëroi Çezarin të divorcohej nga Kornelia, por Çezari refuzoi. Duke ditur se një kundërshtim i tillë mund t’i kushtonte atij jetën, Çezari u largua nga Roma. Gjatë kohës së tij në arrati, ai u sëmur me malarie dhe më pas u kap nga një prej njerëzve të Sulla-s, të cilët e detyruan Çezarin të paguante një ryshfet të madh, pothuajse të gjitha paratë e tij, në mënyrë që të mbetej i lirë. Përfundimisht, Sulla u bind që ta linte Çezarin të kthehej në Romë, ku ai u ribashkua me Cornelia. Çifti kishte një vajzë, Julia Caesaris, në vitin 76.
Kornelia vdiq në vitin 69 para Krishtit, dhe dy vite më vonë Cezari u martua me Pompéia, një nga mbesat e Sulla-s. Por pas disa ngjarjeve të ndodhura në marrëdhënien e tyre, Çezari vendosi të divorcohej nga Pompeia pasi kishte dyshime
Cezari u martua me gruan e tij të tretë, Kalpurnia, në vitin 59, dhe mbeti e martuar me të deri në vdekjen e tij. Ai gjithashtu kishte dashnore të shumta, duke përfshirë edhe Kleopatrën, mbretëreshë egjiptiane, dhe një grua me emrin Servilia, djali i së cilës Mark Bruti mori pjesë në vrasjen e Çezarit në vitin.
4- Cezari kishte një djalë me Kleopatrën
Në vitin 48 p.e.s Cezari shkoi në Egjipt për të mposhtur një nga rivalët e tij, gjeneralin romak Pompei dhe ndërsa ishte atje u njoh me Kleopatrën, e cila ishte e përfshirë në një luftë civile me vëllain e saj më të vogël. Kur Kleopatrën e ndaluan të takonte Cezarin në pallatin e tij, ajo ishte futur fshehurazi në një qese lavanderie për ta takuar atë për herë të parë, sipas disa historianëve. Cezari dhe Kleopatra patën një marrëdhënie së bashku që solli në jetë djalin e tyre, Ptolemeun Cezar. Egjiptianët i referoheshin atij si Çezarioni, që do të thotë Cezar i vogël.
Pak kohë pas vrasjes së Cezarit në vitin 44, vëllai i Kleopatras gjithashtu u vra. Edhe pse nuk u provua kurrë, ka dyshime se ishte vetë Kleopatra që e helmoi të vëllain, në mënyrë që të bënte bashkë-sundues djalin e saj Çezarion. Ai u njoh si Ptolemeu XV.
Në vitin 31, ushtritë e Kleopatrës dhe të dashurit e saj Mark Antoni u mundën në Betejën e Aktium nga Oktaviani, nipi i madh i Cezarit që ishte trashëgimtar i zgjedhur. Vitin që pasoi të dy edhe Mark Antoni dhe Kleopatra kryen vetëvrasje duke e lënë Cezarionin, sundues të vetëm të Egjiptit.
Cezari konsiderohet babai i vitit të brishtë
Përpara se Cezari të vinte në pushtet, romakët përdornin një sistem kalendarik të bazuar në ciklin hënor, që e diktonte vitin me 355 ditë. Sistemi ishte 10 ditë më i shkurtër se viti diellor, sasia e nevojshme e kohës që i duhet Tokës të bëjë një rrotullim të plotë rreth diellit. Kalendari ishte shumë konfuz për disa. Dhe pasi u konsultua me astronomët më të mirë, Cezari vendosi një sistem të ri, kalendarin Julian, që hyri në fuqi në vitin 45, dhe do të kishte 365 ditë në vit. Duke qenë se kalendari duhet të ishte në përputhje me sistemin diellor, Cezari shtoni një ditë ekstra çdo katër vjet, që quhet viti i brishtë. Kalendari Julian ekzistoi deri në fund të shekullit të 16, pasi u zëvendësua nga një version më i modifikuar, Kalendari Gregorian, që përdoret edhe sot.
10 thënie brilante nga Jul Cezari
1- Erdha, pashë, fitova
(E përkthyer nga gjuha latine “Veni, vidi, vici” është shprehja që i atribuohet perandorit romak Jul Cezari, që e përdori këtë term për t’u mburrur në një farë mënyre me sukseset e tij ushtarake. Sipas legjendave historike, Cezari i tha këto tre fjalë si një mesazh drejtuar Romës për ta njoftuar për suksesin e tij në betejën e Zelas.)
2- Frikacakët vdesin shumë herë, përpara se t’u vijë vdekja e vërtetë
3- Eksperienca është mësuesja e të gjithë gjërave
4- Është më mirë të krijosh, se sa të mësosh. Krijimi është esenca e jetës
5- Nëse duhet të shkelësh ligjin, bëje për të marrë pushtetin; në të gjitha rastet e tjera, zbatoje ligjin
6- Më mirë të jesh i pari në një fshat, se sa i dyti në Romë
7- Si rregull, njerëzit shqetësohen më shumë për atë që nuk munden ta shohin, se sa për atë që munden ta shohin
8- Burrat janë pothuaj gjithmonë të gatshëm të besojnë atë që dëshirojnë
9- E dashuroj emrin me nder, më shumë nga sa kam frikë vdekjen
10- Në luftë, ngjarjet me rëndësi, janë pasojë e shkaqeve të papërfillshëm. /History Channel