Julia Roberts ka pranuar se është një mami e rreptë.
Por aktorja nuk i ndëshkon fëmijët dhe as nuk e humbet durimin e saj.
Ylli i Hollywood ka tre fëmijë me bashkëshortin Danny Moder. Por ajo thotë se përpiqet të vendosë kufijtë në familjen e tyre. Ndërsa thekson se fytyra e saj serioze është ndëshkim i mjaftueshëm si disiplinë.
“Kam tre fëmijë të vegjël kështu që jam e kujdesshme me televizorin. Është interesante të përpiqesh të rrisësh fëmijë në këto ditë, që çdo gjë është e re, presionet, burimet, të kesh botën në dorë“, tha ajo. Ylli i Pretty Woman shtoi se përpiqet ti mbajë fëmijët larg mediave sociale.
“Unë jam një mami e rreptë, nuk e humbas durimin, por mendoj se është e rëndësishme që fëmijët të njohin kufijtë e tyre”, theksoi aktorja.
“Nëse diçka ndodh nuk i ndëshkoj ata. Preferoj të bashkëbisedoj. Mendoj se fytyra ime serioze është dënim i mjaftueshëm.”
Roberts shtoi: “Nuk dua të kalojnë vështirësitë që kam kaluar unë kur isha fëmijë. Por duhet të dinë të rregullojnë krevatin e tyre, të hekurosin rrobat dhe të gatuajnë. Këto janë gjëra thelbësore në jetë.”
Julia dhe kinematografi Moder, që u martuan në vitin 2002, kanë binjakët Phinnaeus dhe Hazel, 14 vjeç, dhe djalin Henry, 11 vjeç.