Julian Assange u dënua sot me gati një vit burg për fshehjen në ambasadën e Ekuadorit pasi avokati i tij deklaroi se kishte frikë nga “rrëmbimi dhe tortura” nga SHBA kur ai u akuzua për sulme seksuale në Suedi.
Assange qëndronte me duart e tij të mbledhura, ndërsa lexohej dënimi i tij.
Më parë, Assange ‘kërkoi falje’ në një letër të lexuar në gjykatë, por kjo bëri shumë pak për të ndikuar te Gjykatësi Taylor, i cili i dha atij dënimin një-vjeçar dhe hodhi poshtë thirrjet për lehtësim bazuar në shtatë vitet që ai kaloi në ambasadë.
Avokati i 47-vjeçarit i kishte thënë një gjykate në Southwark Crown Court se klienti i tij ishte i detyruar të vepronte sepse kishte frikë nga “rrëmbimi dhe tortura” nga SHBA.