Duket se të gjithë meshkujt tregojnë të njëjtin “refren” kur pyeten se çfarë i bezdisa më shumë tek partnerja: Vonohen pafund të bëhen gati! Ai që e ngriti këtë temë në rrjetet sociale ditën e sotme është aktori i humorit Julian Deda, i cili frymëzuar nga situata në shtëpinë e tij, qëndisi një status.
Ndërsa bashkëshortja e tij po bënte make up-in përpara pasqyrës, Juli pozonte i veshur dhe gati për të dalë.
“Ai momenti kur të thotë ‘çohu pra bëhu gati se na vonove’. Ti çohesh vishesh dhe je gati për 3,4 minuta dhe pastaj pret, i buzëqeshur mundësisht, 24 deri në 53 minuta që të bëhet gati ajo..!” – tregon Jul Deda.
Mos vallë edhe Turjan Hysko, ka të njëjtin hall?!
Moderatori komenton duke qeshur në statusin e aktorit, duke konfirmuar se diçka e tillë ndodh edhe në familjen e tij.