Julian Deda ishte i ftuar në studion e Provokacija nga Mustafa Nano, ku foli për jetën artistike dhe politike.
Duke folur për lidhjen shpirtërore që ka me qytetin e tij të lindjes Shkodrën aktori dhe vëren mungesën e artistëve të rinj të humorit, duke pranuar me modesti se në gati 30 vite ai është artisti i vetëm i humorit i dalë nga ky qytet.
“Lidhjen me Shkodrën e kam shpirtërore, me merr malli për të, vendlindja nuk të vjen duhet t’i shkosh atje.
Shkodra ka mbi 30 vjet që nuk nxjerr asnjë aktor humori, atij qyteti nuk i mungon humori, por po ta shohësh, i vetëm aktor i humor që kanë pas viteve ‘90 nga ai qytet jam unë”.
Gjatë bisedës me Mustafa Nano, Julian Deda foli edhe për pikëpamjet e tij politike, i njohur tashmë për bindjet e tij të djathta.
“Është shumë më mirë të jesh një artist i angazhuar se sa i heshtur, kundërshtia ndaj një sistemi i bën më mirë një artisti. Është fatkeqësi sot që të mos i thuash ca gjëra”.