Aktualitet Jurgis Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e...

Jurgis Çyrbja në pranga me urdhër të SPAK, Policia dhe agjentët e BKH kontrolle në Shijak

Policia dhe agjentët e BKH-së kanë kryer mbrëmjen e sotme kontrolle në Shijak, pas arrestimit me urdhër të SPAK të ish-deputetit të PS-së, Jurgis Çyrbja.

Çyrbja momentalisht ndodhet në policinë e Durrësit, ku SPAK dhe BKH po kryen procedurat.

Çyrbja u arrestua në Durrës bashkë me Ahmet Mashën, i arrestuar dhe dënuar nga Gjykata e Durrësit në dhjetor të vitit 2013, për kontrabandë mallrash në portin e Durrës.

Ndërkohë, është shpallur në kërkim edhe një person tjetër, identiteti i të cilit ende nuk është bërë i ditur.

Sipas raportimeve, socialisti dyshohet se ka qenë edhe përdorues i aplikacionit SKY ECC dhe se ka pasur aty komunikime me personazhe të botës së krimit në Durrës.