Juventusi ruan vendin e tretë në Serinë A me tri pikë më shumë se Napoli falë fitores 3-1 në “Allianz Stadium” përballë Genoas. “Zonja e Vjetër” e zgjidhi shumë shpejt takimin, teksa që në minutën e 2-të zhbllokoi takimin Kulusevski, ndërsa Alvaro Morata e gjeti rrjetën në të 22-tën për epërsinë e dyfishtë.
Goli i Scamaccas në fillim të pjesës së dytë rihapi përkohësisht takimin, pasi McKennie, i shërbyer nga Danilo shënoi në të 70-tën golin e rezultatit përfundimtar 3-1.
Vazhdon të luftojë fort për një vend në zonën Champions Napoli, që fitoi 0-2 në fushën e Sampdorias me gola të Ruiz dhe Osimhen.
Fitore “in extremis” për Lazion, që mundi ta thyente Veronën në trasfertë vetëm në kohën shtesë me golin e Milinkovic-Savic. Një sukses që e mban në lojë ekipin bardhekaltër për zonën Champions.