Ka përfunduar pa fitues supersfida e javës së katërt të Serisë A, mes Juventusit dhe Milanit.
Bardhezinjtë e nisën shkëlqyeshëm ndeshjen, duke kaluar me anë të Moratës, që në minutën e katërt, pas një kundërsulmi shumë të shpejtë.
Në pjesën e dytë, kuqezinjtë zgjohen dhe barazojnë rezultatin pas një goditjeje me kokë të Ante Rebic. Në minutat e fundit, një mrekulli nga Sczezny pas goditjes së Kalulu bën që ekipi i Piolit të mos marrë 3 pikët nga transferta e Torinos.
1-1 përfundon sfida dhe Milan barazon Interin në krye të renditjes, ndërsa Juventus mbetet 8 pikë larg rivalëve, me vetëm 2 pikë të grumbulluara nga 4 ndeshjet e para.