Kanë përfunduar katër ndeshjet e para të programit të sotëm të Europa League, ku kemi rezultate tejet interesante.
Pas 90 minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Benito Villamarin”, Manchester United e ka mposhtur Real Betisin me rezultat minimal 1:0. Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Marcus Rashford, i cili vulosi fitoren e “Djajve të Kuq” në minutën e 56’. Me fitoren e sotme, United e eliminon Betisin nga kjo garë, duke e mposhtur brenda dy ndeshjeve me rezultat bindës 5:1.
Po ashtu, fitore sot regjistruan edhe Feyenoordi e Juventusi. Gjiganti holandez e shkatërroi Shakhtar Donetskin me rezultat të thellë 7:1, dhe e eliminon me rezultat të përgjithshëm 8:2.
Në anën tjetër, Juventusi pas fitores 1:0 në Itali, e mposht përsëri Freiburgun tani në Gjermani me rezultat solid 2:0 (shënuan Vlahovic-Chiesa) dhe e eliminon nga Liga e Evropës duke e mposhtur me rezultat të përgjithshëm 3:0.
Real Betis 0:1 Manchester United
Fenerbahce 1:0 Sevilla
Feyenoord 7:1 Shakhtar Donetsk
Freiburg 0:2 Juventus