Juventusi duket se është abonuar me barazimet këtë sezon.
“Zonja e Vjetër” u ndal nga Torino me rezultatin 1-1, në një derbi shumë të luftuar.
Yildiz zhbllokoi rezultatin në minutën e 8-të me një supergol, ndërsa për Torinon barazoi Vlasic në fundin e pjesës së parë.
Fraksioni i dytë kishte raste nga të dyja ekipet, por dështuan në metrat e fundit.
Ky është barazimi i 12-të për Juventusin këtë sezon, me bardhezinjtë që mbajnë vendin e pestë me 33 pikë.
Në krahun tjetër, Torino mban vendin e 11-të në renditje, me 22 pikë të grumbulluara në 20 javë kampionat.