Barazim 1-1 në debutimin sezonal përpara tifozëve të shtëpisë, Juventusi nuk shkon më shumë se barazimi 1-1 në sfidën ku priti Bolonjën.
Lwis Ferguson në pjesën e parë shënoi një gol që konkretizoi lojën e mirë të miqve të drejtuar nga Thiago Motta, ndërsa reagimi i bardhezinjve erdhi vetëm në pjesën e dytë.
Fillimisht një gol i anuluar nga sistemi VAR në dëm të Vlahovic ndërsa serbi barazoi vetëm 10 minuta nga fundi i kohës së rregullt. Në minutën e 71, Bolonja kërkoi edhe një penallti, por ndërhyrja e Iling ndaj Junior u cilësua e rregullt.
Në ndeshjen tjetër të pasdites, Fiorentina kaloi në avantazh të dyfishtë, por Lecce e barazoi 2-2 duke i rrëmbyer 1 pikë skuadrës së trajnerit Italiano.