Matthijs de Ligt, tashmë ish-mbrojtës i Juventus-it, ka folur për ESPN në lidhje me transferimin e tij te bardhezinjtë në verën e 2019-ës:
“Zgjodha të shkoj tek Juve me idenë se do të luaja një futboll më sulmues, në atë kohë trajneri ishte Maurizio Sarri”, ka thënë holandezi.
“Mendoja se me të, pas asaj që kisha parë te Napoli dhe Chelsea, do të kishim një stil loje të ngjashëm me atë të Ajax-it. Por, fatkeqësisht, Sarri ulargua vetëm një vit më vonë”.
Në lidhje me rolin në mbrojtje ylli i ri i Bayern Munich ka shtuar: “Ndihem më mirë në anën e djathtë në qendër të mbrojtjes. Tek Juventus luaja në të majtë në fillim dhe ka qenë e vështirë, më pas kam ndërruar vendet me Bonuçi-n në mes të sezonit.
“Ishim një dyshe e mirë, kemi fituar titullin. Në vitin e dytë dhe të tretë jam kthyer shpesh në të majtë. Nuk është se nuk doja të luaja aty, por e dija se isha më i sigurt në krahun e djathtë”.
Në fund, në lidhje me diferencat mes Juventus-it dhe Ajax-it, De Ligt ka thënë: “Tek Ajax-i bëja presing të madh dhe rrezikoja, ndërsa tek Juventus kishte një mënyrë ndryshe për të mbrojtur. Luaja më mbrapa, sepse në përgjithësi futbolli italian ka një ritëm më të ngadaltë”.