Juventusi ka bërë atë që pritet të jetë lëvizja e fundit e madhe e merkatos së verës. Klubi italian ka siguruar firmën e Leandro Paredes, duke afruar mesfushorin argjentinas nga radhët e PSG-së.
Ka qenë vetë klubi parisien ai që e ka zyrtarizuar marrëveshjen duke i uruar suksese lojtarit në aventurën e re. “Leandro Paredes firmos me Juventusin për sezonin 2022-2023, me formulën e huazimit me të drejtë blerje përfundimtare. PSG i uron Paredes një sezon të mbarë me ngjyrat e tij të reja”, shkruhej në njoftimin e parisienëve.
Më pas, ishte Juventusi që shpjegoi se formula e huazimit me të drejtë blerje parashikonte që blerja të bëhej e detyrueshme nëse arriheshin disa objektiva sportivë, ose me zgjedhjen e klubit në cilëndo rrethanë. Në të dy rastet, Juventusi duhej t’i paguajë 22,6 milionë euro klubit francez, ndërsa deri në 3 milionë euro janë bonuset që shtohen në varësi të përmbushjes së disa klauzolave. Gjithsesi, me arritjen e objektivave dhe me mosnënshkrimin e lojtarit, Juventusit duhet të paguajë 2,5 milionë euro në arkat e PSG-së.