Juventusi ka lënë pas dy humbjet e javës së kaluar përballë Milanit dhe izraelitëve të Maccabit në Champions dhe është rikthyer te fitorja në kampionat.
Bardhezinjtë kanë fituar me rezultat minimal 0-1 derbin e qytetit përballë Torinos.
Një ndeshje e ekuilibruar nga të dyja palët, të cilat nuk donin të dilnin pa pikë nga ky takim, por nuk rezultoi kështu për Torinon.
Goli i vetëm erdhi në minutën e 75 nga Vlahoviç, i cili përfitoi nga një përgjumje e mbrojtjes, duke e devijuar topin në rrjetë.
Juventusi tentoi disa herë portën e vendasve, por duhet vlerësuar forma e mirë e portierit Milinkoviç-Saviç, i cili bëri disa pritje të jashtëzakonshme. Pas kësaj fitoreje, djemtë e Alegrit ngjiten në vendin e 7 me 16 pikë.