Sport Juventus fiton raundin e parë ndaj Sporting, United kalon dy herë në...

Juventus fiton raundin e parë ndaj Sporting, United kalon dy herë në avantazh ndaj Sevillas dhe në fund shënon dy autogola

Juventusi ka arritur një fitore 1-0 ndaj Sportingut të Lisbonës në ndeshjen e parë të Europa League për fazën e çerekfinaleve.

Vendasit e gjetën golin vetëm në minutën e 73 të takimit me Gattin, por ishin me fat që e ruajtën rezultatin, pasi portugezët rrezikuan disa herë portën e kundërshtarëve që mbeti e paprekur deri në fund të saj.

Manchester United shpërdoroi një avantazh 2-0 përballë Sevillas që po tregon se Europa League është kompeticioni i saj i preferuar pavarësisht formës së dobët në kampionat.

Dy golave të Sabizer në minutat e para të takimit, iu shtuan dhe autogolat e Malacias dhe Maguire në fund duke bërë që skuadra e Djajve të kërkojë kualifikimin në Spanjë pas një jave.

Skuadra belge e Union SG vijon të surprizoi në Europa League, duke barazuar 1-1 në transfertën përballë gjermanëve të Leverkusen.

Ndërkohë më herët, Feyenoord i mori hakun Romës për finalen e Conference League, duke e mundur në shtëpi 1-0.